Vendi “pushtohet” nga acari

  • 5 years ago
Temperaturat janë ulur ndjeshëm duke arritur në disa zona të juglindjes deri në -13 gradë. Prej disa ditësh janë të izoluara disa fshatra në zonën e Mokrës në Pogradec, në Bashkinë e Korçës, Kolonjës , Maliqit dhe Devollit.

Në Korçë, një person u gjet i  pajetë në rrugën rruga e fshatit Ravonik. Dyshohet se 55- vjeçari Jani Poda humbi jetën nga një atak kardiak si pasojë e te ftohtit, teksa po lëvizte me biçikletë për të shkuar në punë mëngjesin e së shtunës.

Rrugët nacionale të qarkut të Korçës janë të hapura, por nga policia këshillon të tregohet kujdes për shkak të pranisë së shtresave të akullit. Me zinxhirë lëvizet drejt destinancioneve turistike siç janë Dardha, ndërsa në Voskopojë rruga është e lirë. Edhe ne Tepelene reshjet dëborës kane izoluar zonën e Kurveleshit.

Ne Frashër të Përmetit dhe në bashkinë e Këlcyrës rrugët që lidhin fshatrat me qytetet qarkullohen vetëm me zinxhirë.

Ngrica ka edhe ne qafën e Llogarasë ndaj të gjithë mjetet duhet të jenë të pajisura me zinxhirë. 4 borëpastruese dhe dy kamionë të rëndë janë angazhuar për hedhjen e kripës. Ndërsa në veri dhe verilindje ka një përmirësim të situatës. Në rrugën e Kombit lëvizet pa zinxhirë.

Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë në rrugën drejt Shishtavecit dhe fshatrat e njësisë administrative Zapod. Të bllokuara mbeten Arreni dhe Grykëcaja. Temperaturat kanë shënuar deri në minus 5 gradë. Në qarkun e Dibrës gjatë orëve të fundit kanë munguar reshjet e dëborës, por temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme. Në njësite administrative Lurë, fshatrat e Selishtës, Sllovës, Ostrenit, Krastës dhe Xibrit mund të qarkullohet vetëm me makina të larta.

Tv Klan