“Taksat”, çfarë ndryshon në 2019? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga sot hyjnë në fuqi një sërë taksash dhe tatimesh të ndryshuara. Ato prekin kryesisht biznesin si dhe punonjësit me paga të larta. Më kryesori është tatimi mbi fitimin për biznesin i cili bëhet 5% për të gjithë ata që kryejnë një xhiro vjetore prej 14 mln lekësh. Ne kemi në Shqipëri 110 mijë biznese aktive të regjistruara ku hyjnë kompani dhe biznese të vogla. Nga këto 110 mijë kompani 91% e tyre paguan tatim ose 0 ose 5% dhe vetëm 9% e biznesit prej 109 mijë paguan tatim 15% mbi fitimin neto që realizon. Çdo të thotë kjo? Vetëm 10 mijë biznese paguajnë 15% taksë mbi fitimin neto. Ndërsa 71 mijë biznese nuk paguajnë tatim. Pra 65 % operatorë ekonomik në Shqipëri e numrit total të tyre paguajnë 0 tatim ndërkohë që 28 mijë biznese apo 26% e numrit total paguajnë tatim vetëm 5%. Një tjetër ndryshim i cili krijoi jo pak debat në publik është ai i uljes së tatimit për dividendin. Sot taksa e dividendit është 8% nga 15% që ishte. Në periudhën 15,16,17 vetëm 6% e 20 mijë kompanive kanë deklaruar shpërndarje të dividendit pra është një shifër simbolike. Një nga arsyet është norma e taksimit sepse kompania ka taksim të dyfishtë. 90% e kompanive tona janë me 1 ose 2 ortakë. Menduam që ai të jetë 8% sepse barra e kombinuar 15% mbi fitimin dhe 8 % mbi dividendin shkon diku 22% dhe është e përafërt me barrën fiskale të punëmarrësve me nivele shumë të larta page. Pra ne kemi normën maksimale atë reale që do ët thotë ne vendosim në kushte pak a shukë të njëjta edhe investitorët edhe të punësuarit me paga shumë të larta. Pra ky ishte shkaku real që propozuam këtë masë dhe thash minimalisht janë 50 mijë përfitues dhe këto nuk quhen oligarkë. Edhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të paguajnë 5 % tatim fitimi. Po këtë nivel tatimi do të pagujën të gjithë subjektet që zhvillojnë veprimtari në fushën e agrobiznesit. Ndryshimi tjetër është edhe ai i rritjes së kufirit të pagave të larta me qëllim taksimin e tyre. Gjithashtu u bë dhe një ndryshim në tatimin mbi pagat që ju e dini kufiri i taksueshëm me 23% nuk do të jetë tashmë 130 mijë lek por 150 mijë lek dhe kemi thënë që përfitojnë 11 mijë individë të cilët paguanin dhe nuk paguajnë tashmë rreth 310 mln lek. Paralelisht me këto ndryshime nga hynë në fuqi edhe paga minimale e cila dot ë jetë 26 mijë lekë në muaj. Paga minimale është rritur në mënyrë periodike dhe ajo nuk ishte rritur në 2017 dhe kishte dy vjet që nuk ishte rritur. Paga minimale në mënyrë që të rritet shuma që përfitojnë punonjësit me paga të ulëta por njëkohësisht edhe për të krijuar mundësi që mbi bazën e pagës të rriten dhe kontributet që do të thotë duke paguar diçka më shumë sot do të përfitojnë më shumë nesër ne kemi llogaritur që kjo rritje e pagës minimale të gjenerojë 1.7 mld lekë fonde të cilat do ët shkojnë në fondit e Institutit e sigurimeve shoqërore. Si pasojë e këtyre ndryshimeve qeveria parashikon të mbledhë afërsisht 6 miliard lekë m...