Ora News - "Çadër" tek Astiri, 2019 nis me protestë e paralajmërim për grevë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Banorët e Unazës së Re e kanë nisur vitin e ri me protesta duke kërkuar dëmshpërblim të plotë për objektet që do të preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Por protesta e parë për 2019 u shoqërua dhe me një moment tensioni me një drejtues mjeti për të cilin banorët thanë se ishte efektiv policie dhe provokator.

"Merrja pistoletën" u thotë një banor protestuesve.

Banorët e cilësuan incidentin si një provokim, duke theksuar se nuk është hera e parë që ndodh.

Banori: "Ishte një provokim, ai është një punonjës i policisë, i komisariatit numër 2. Ka ndodhur shumë herë që në Unazë të Re na kanë sjellë provokatorë".

Në të njëjtën kohë ata kërcënuan me përshkallëzim të protestës, duke theksuar se do të futen në grevë.

Banori: "Do të ngremë një çadër këtu, do të bllokojmë të dyja anët e rrugës dhe do të futemi me gra, me fëmijë, me pleq, të gjithë në grevë urie".

Në krah të tyre ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili pati dhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

Balliu: Çdo qyetar shqiptar është gati të sakrifikojë gjithçka që ti ktheje vendit legjitimitetin. Qytetarët e bashkuar do të arrijnë që të mposhtin regjimin diktatorial të Edi Ramës. Protesta do të vijojë deri në anulimin e projektit. Nuk ka opsion tjetër për qeverinë veçse të anulojë projektin. Çdo ditë rezistenca e tyre rritet po ashtu dhe kredibiliteti i tyre.

Banorët njëzëri u shprehën se nuk do të tërhiqen nga protesta nëse nuk anulohet projekti i Unazës së Madhe që sipas tyre është korruptiv.

Banorët e Astirit kanë përpiluar 6 kërkesa, të cilat kërkojnë që qeveria t?i plotësojë me çdo kusht.

-Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;

-Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;

-Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;

-Ulja e çmimit të karburantit dhe rritja e cilësisë së tij;

-Tu jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave;

-Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/feste-e-proteste-te-unaza-e-re-banoret-e-astirit-ne-mbrojtje-te-banesave

Recommended