Aktualitet Ngjarje e rëndë në Bulqizë/ Nuk pranuan t'i jepnin nusen, i pret veshët kunatit

  • 5 years ago
Viktima, i cili ka shkaktuar plagosjen e dy personave, është Adriatik Jella. Jella mësohet se ka qenë në burg përpara dy muajsh dhe se është liruar së fundmi.

Report Tv raporton se sherri ka pasur zanafillën në Maqellarë, aty ku dhëndri i ka prerë veshët me thikë vëllait të gruas, Baftjar Çidhnokut. Në orët e vona të mbrëmjes ai ka shkuar në fshatin Topojan të rrethit Bulqizë për të marrë bashkëshorten tek prindërit e tij, por atje ai ka hasur rezistencën e vjehrrit dhe të afërmve të këtij të fundit. Kjo rezistencë u shndërrua më pas në përleshje, që përfundoi me vdekjen e tij dhe plagosjen e njërit të afërm të Veli Çidhnokut, Flamur Delishit.

Sipas njoftimit policor, vjehrri, Veli Çidhnoku, 68 vjeç, është arrestuar për veprën penale të ?vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare? në bashkëpunim, ndërsa dy vëllezërit, Flamur Delishi dhe Gani Delishi, të cilët u përfshinë së bashku me Çidhnokun në përleshje me viktimën, janë arrestuar për veprën penale të ?vrasjes me dashje?, të kryer në bashkëpunim.

Recommended