Ora News - Basha: Rama mashtroi studentët, cikërrimat nuk japin zgjidhje

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Menjëherë pasi kryeministri bëri publik paktin për Universitetin ku adresoheshin të gjitha pikat që kanë kërkuar studentët, lideri i opozitës Lulzim Basha i quajti cikërrima dhe mashtrime.

Lulzim Basha: Para pak minutash mbaroi viti qeveritar ashtu si nisi me mashtrime dhe premtime të pambajtura. Rama po përpiqet të mashtrojë studentët me atë që quhet pak për Universitetin.Cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli sot nuk zgjidhin asnjë nga problemet e vërteta të thella financiare me të cilat përballen studentët dhe familjet e tyre.Konviktet tha se do bëhen në fund të mandatit, normal se nuk është Unaza. Paketa është mashtrim i plotë dhe shenjë e çoroditjes totale.

Propozimi i Bashës që të dalin nga kjo situatë janë dy pika, e para anulimi i ligjit të arsimit të lartë.

Lulzim Basha: Anulimi i menjëhershëm dhe i plotë i ligjit korruptiv për arsimin e lartë. Kemi sot arsimin e lartë më të shtrenjtë në Europë, shqiptarët paguajnë më shumë para për arsimin e lartë se çdo vend tjetër europian dhe kanë cilësinë më të dobët në Europë, një nga cilësitë më të dobëta në botë.

Së dyti, Basha propozon dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë që do të mundësojë uljen e shpenzimeve për familjet dhe investimet në infrastrukturë.

Basha: Studentët të mos paguajnë as tarifën e bachelor, as tarifën e master nëse vinë nga familje me ta ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Për familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj përgjysmim i tarifave në bachelor dhe master.

Paratë për ti bërë këto sipas Bashës janë në buxhet, por problemi është se qeveria mendon për të vjedhur së bashku me oligarkët e saj.

Prandaj zgjidhja sipas tij është largimi sa më parë i Edi Ramës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-rama-mashtroi-studentet-cikerrimat-nuk-japin-zgjidhje

Recommended