Kjo ishte gjendja e rrënuar e banesës ku jetonte familja me 6 anëtarë e Ilir Koçit në Vorë, 2 muaj më parë.
Në atë kohë në shtëpinë e tij shkoi kryeministri Edi Rama me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të cilët panë nga afër kushtet e vështira dhe u njohën me vështirësitë ekonomike të tyre.
Por dy muaj më pas në ditën e Krishtlindjes kjo familje ka hyrë në një shtëpi krejtësisht të re.
Kreu i qeverise tha se janë identifikuar në të gjithë vendin familjet në vështirësi të skajshme ekonomike.
Një porosi kreu qeverisë ka për edhe fëmijët.
Prej gati një viti qeveria u ka ardhur në ndihmë në këtë mënyrë shumë familjeve në vështirësi ekonomike.
Be the first to comment