Lufta kunder piraterise televizive

  • 6 years ago
Lufta kundër piraterisë televizive po shoqërohet me një fushatë të gjerë bllokimit të kanaleve që piratohen në mënyrë ilegale.

Ndërhyrja e Dixhitalb, një prej operatorëve të licencuar në tregun e mediave audiovizive, ka bërë që programet që ofrohen prej tij të jetë e pamundur te ndiqet nga platformat pirate. Ky operator vazhdon intensivisht bashkëpunimin me organet ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, por edhe nëpërmjet përdorimit të teknologjisë për të goditur çdo formë piraterie që cënon programin dhe interesin publik.

Përveç se është e dënueshme me ligj, pirateria do t'u kushtojë financiarisht dhe nuk do të plotësojë kërkesat e qytetarëve për të marrë programin në cilësinë dhe sigurinë e dëshiruar. Ky operator thotë se të vetmet programe të licencuara janë vetëm ato që shiten në pikat e autorizuara prej këtij subjekti.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended