Festat, ministrja Gjonaj aktivitet në Teatrin e Metropolit për të miturit e burgosur
  • 5 years ago
Të miturit që vuajnë dënimin dhe të paraburgosurit në burgun e Kavajës i kanë lënë sot ambientet e këtij institucioni për të marrë pjesë në një event festiv të organizuar dhe konceptuar ndryshe nga Ministria e Drejtësisë. Ky aktivitet festiv është organizuar në bashkëpunim me Teatrin Metropol, ndërsa të miturit kanë pasur mundësinë të takohen e të bisedojnë edhe me bashkëmoshatarë të tyre, aktivistë të shoqatave që punojnë për të drejtat e të fëmijëve.

Në fjalën e saj përshëndetëse ministrja e Drejtësisë është shprehur: ?Pavarësisht atij gabimi që keni bërë ju meritoni që të qëndroni pranë shoqërisë. Është një gjë që ne do të duhet të fillojmë ta ushqejmë më shumë, jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë fëmijët, për të gjithë të rinjtë për t?i ushqyer sa më shumë me frymën e teatrit, me frymën e bibliotekës, me frymën e librit, me frymën e të bukurës, me frymën e të mirës e cila do t?ju shërbejnë edhe juve kur t?i riktheheni përsëri shoqërisë?, - u shpreh ajo para të miturve.

Eventi ka nisur me një ekspozitë me punime pirografike të vetë të miturve dhe më pas ka vijuar me një shfaqjen teatrale ?Romeo dhe Zhuljeta?, të vënë në skenë me mjeshtëri nga aktorët e teatrit të Metropolit.
Recommended