Ora News - Berisha ripërsërit : O djem rrëmbeni armë, ja vdekje ja liri"

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ish kryeministri Sali Berisha e quajti moment kritik ditën e sotme dhe ftoi maxhorancën të votojë draftin për vetingun e politikës, për ndryshe tha ai rrugët e sheshet do të oshtijnë: O djem rrëmbeni armë, ja vdekje ja liri!

Sali Berisha: "Pranoni amandamentin dhe të ulemi me ekspertë të marrim ekspertë më të mirë ndërkombëtar dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin. Edhe një herë ju bëj thirrje. Momenti është kritik. Unë ja u them se do të bëni gabimin më të rëndë që mund të keni bërë ndonjëherë nëse ju përdorni kartonet e zeza, të nxira të krimit, nëse përdorni diktatin e krimit si përfaqësues të tij, për të hedhur poshtë këtë amandament që do të bënte historinë për shqiptarët, përndryshe ju garantoj se forca do ju shkulë nga këto karrige.

Për ndryshe ju garantoj bëjuni gati në rrugë e sheshe të Shqipërisë do oshtijnë: O djem rrëmbeni armë, ja vdekje ja liri"

KLP e beri KKLP

Berisha tha se Rama ka hedhur në koshin e plehrave reformën në drejtësi ndërsa Këshillin e Lartë të Prokurorisë e ktheu në KKLP, Kunat Këshill i Lartë i Prokurorisë

Sali Berisha: E vendosi kunatin si dëshmi e paanësisë, gjatë gjithë periudhës që janë bërë negociatat ka qenë kusht që ata që merren me ligjin nuk do marrin asnjë funksion por fakti që ndodhi kjo dëshmoi të drejtën e opozitës për të hedhur në koshin e plehrave një reformë në drejtësi që bëri vetingun Dvoran veting dhe procedurë të krimit dhe gjahut ndaj njerëzve të ndershëm dhe listave të zeza të Edi Ramës.

Thirrja u ripërsërit edhe pasi Berisha mori fjalen per herë të dytë pas deputetes Gjylameti.

"Miratoni amandamentin se ju jap fjalën e nderit që ne rrugët e sheshet do oshtijne: Shqiptaret do hedhin zgjedhen e krimit me cdo kusht, ose ne menyre te ligjshme ose dhemb per dhemb, e pastaj do kujtoheni por do jetë vonë"

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e quajti të papranueshme dhe të dënueshme thirrjen dhe u kërkoi grupeve parlamentare të distancohen.

Gramoz Ruçi: "Thirrja e bërë nga një ish kryeministër dhe ish president është e papranueshme dhe e dënueshme dhe duhet të distancohen të gjithë grupet parlamentare"

Edhe kryetari i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla e quajti thirrjen antikushtetuese dhe kërkoi 10 minuta pushim me qëllim që të mblidhej grupi parlamentar i PS-së dhe të diskutonte për masat që duhet të merren ndaj ish kryeministrit
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/berisha-rruget-do-oshtijne-o-djem-rrembeni-arme-ja-vdekje-ja-liri-nese