Ora News - Vetingu në politikë, debati në kuvend katandiset në ushkur e brekë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Prej orës 11:00 Në kuvend debatohet pr/ligji i opozitës për vetingun në politikë.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj kryeministri Rama se i ka hapur dyert e institucioneve kriminelëve. Bylykbashi tha se amendamentet e propozuara prej opozitës mbyllet hapësira për të anashkaluar ligjin për dekriminalizimin.

Nga ana tjetër deputeti socialist Ulsi Manja ftoi deputetët ta rrëzojnë pr/ligjin.

Ulsi Manja: 'Në zhargonin e përditshëm Venecia ka thënë që xhaketa e nëj deputeti të maxhorancës nuk mund t'i vishet një deputeti të opozitës dhe anasjelltas. Edhe pse dikush në ëktë sallë mund të pretendojë për ngjashmëri trupore. Paralelizmat e qëllimshme që përpiqet të bëjë opozita me vetingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë përpjekje e dështuar e saj për të goditur Kushtetutën ku garantohet e drejta e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta si e vetmja mundësi për të bërë rrotacionin e duhur politik nga populli dhe ka marrë përgjigjen e duhur nga Venecia.

Të gjithë nuk veshin të njëjtën xhaketë. Ta rrëzojmë nismën e opozitës. Zoti Spaho, repliko deri në mëngjes se mes meje e teje ka një mal të madh dhe nuk jemi njëlloj dhe nuk ka për të qenë

Ne replike deputeti demokrat Edmond Spaho u shpreh: Po më shpjegove si i trefishove votat pasi u këput zinxhiri i bregëve unë i tërheq

Bylykbashi: Rama i ka hapur dyert kriminelëve

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj kryeministri Rama se i ka hapur dyert e institucioneve kriminelëve. Gjatë fjalës së tij në Parlament, në debatet për vetingun në politikë, Bylykbashi tha se amendamentet e propozuara prej opozitës mbyllet hapësira për të anashkaluar ligjin për dekriminalizimin.

Bylykbashi tha se nëse rrëzohen amendamentet e propozuara nga opozita mbrohen kriminelet.

Oerd Bylykbashi: Me këto amendamente mbyllet hapësira me të cilën ju menduat se mund të anashkaloni ligjin për dekriminalizimin. E keqja më e madhe janë drejtuesit e grupit parlamentar, me në krye Edi Ramën që i hapi portën nga brenda institucioneve demokratike duke i lejuar kriminelëve të penetrojnë. Sepse Rama e ka dizenjuar këtë plan për ti futur brenda. Ata i sjellin votat.

Bëni mirë, thërritin mendjes, pranoni Komisionin e Venecias, uluni në dialog konstruktiv me ne dhe t'i hapim rrugë vetingut në politikë. Në mënyrë që ti hapet rruga edhe studentëve.

Edhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi tha se Rama nuk e do vetingun.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sot-serish-parlament-deputetet-diskutojne-vetingun-ne-politike

Recommended