Ora News - Vlerësohet "Urtësia", Presidenti çmon revistën me titullin “Naim Frashëri”

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar Revistën bektashiane ?Urtësia? me titullin ?Naim Frashëri?. Në ceremoninë me rastin e 25-vjetorit të Revistës, ku të pranishëm ishin edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe kreu i Bashkësisë Myslimane Skënder Bruçaj, kreu i shtetit çmoi kontributin e revistës.

Meta: ?Kjo revistë është tashmë zëri, forumi dhe shpirti i vërtetë i aktivitetit të Kryegjyshatës dhe bashkësisë tuaj të nderuar. Botuesit e respektuar të kësaj reviste, nën drejtimin e Kryegjyshit Botëror i kanë ofruar publikut me shkrimet e tyre cilësitë më të mira të bektashianëve si atdhedashurinë, mistikën e hollë dhe harmoninë me besimet e tjera fetare.?

Revista ?Urtësia? është vazhduese e traditës së teologëve dhe poetëve të mëdhenj të Rilindjes që nga Naim Frashëri, Baba Ali Tomori me gazetën ?Reforma?, deri tek Musine Kokalari. Në 130 numrat e saj, revista i ka përcjellë lexuesit qëndresën dhe triumfin e besimit bektashian. Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, i cili falënderoi Presidentin për këtë vlerësimin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vleresohet-urtesia-presidenti-cmon-revisten-me-titullin-naim-frasheri

Recommended