stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kryeministri Rama ishte sot në Universitetin e Vlorës, për dialog me studentët, lidhur me kërkesat e këtyre të fundit. Por në hyrje të institucionit, Rama u ndalua nga një grup studentësh, të cilët nuk lejoheshin të futeshin në takim. Studentja Ardisa Cobo replikoi me shefin e qeverisë dhe studentët nuk pranuan të hyjnë vetëm disa, ndaj ngelën jashtë.Gazetarja e ?Stop? ka realizuar një vëzhgim në Universitetet e Tiranës gjatë ditës dhe natës, për të parë, sesi ruhen këto institucione. Kryeministri tha pak ditë më parë, se Universiteti i Tiranës shpenzon 6 milionë euro në vit për shërbimin e sigurisë, por nga vëzhgimi ynë, kjo shifër është shumë larg saj, që duhet të jetë kostoja reale për ruajtjen e universitetit.
Be the first to comment