Studentet serish ne proteste para Kryeministrise

  • 5 years ago
Edhe ditën e sotme ka vijuar protesta e studentëve përpara Kryeministrisë ku një grup studentësh të mbështetur edhe nga qytetarë, kanë kërkuar plotësimin e 8 kërkesave të parashtruara.

Kauza nuk është zvogëluar. Problemi kryesor është që po bojkotohet mësimi dhe ne nuk kthehemi në fakultete. Kjo është kriza reale, jo numrat këtu në shesh. Protesta mund të zgjasë deri të premten për shkak se merren pushimet, por do të vazhdojë bojkoti sërish në Janar. Askush nuk do dialog. Ne nuk kemi përfaqësi, që t?i themi shko ti të bësh dialog?, shpjegoi një studente.

?Protesta ka vazhduar dhe do të vazhdojë deri kur të plotësohen kërkesat, duke bojkotuar nëpër fakultete?, u shpreh një studente. Ndërsa një tjetër tha: ?Edhe pas festave do të mblidhemi akoma më shumë në qoftë se kërkesat tona nuk plotësohen?.

?Nuk është se ulja e numrit të studentëve vjen për shkak se janë larguar nga kauza ose janë lodhur nga mospërfillja e Kryeministrit. Do të kthehemi më fuqishëm, thjesht kjo periudha e pushimeve na stepi pak në numër. Burrëri nuk është që të shkosh çdo universiteti atje dhe të bisedosh. Burrëri është që të marrësh karrigen dhe të ulesh këtu në mes të sheshit dhe të bisedosh në sy të të gjithëve?, shtoi një studente.

?Në qoftë se nuk na plotëson ato 8 kërkesa, ne do të vazhdojmë akoma më fuqishëm. Nuk ka parë asgjë akoma! Si mund të shkojë e të detyrojë studentët që të hyjnë në auditore e të vazhdojë bashkëbisedimin atje? Kështu që dialogu për mua është zero!?, shprehu shqetësimin një studente.

Ndërsa një tjetër theksoi: ?Mund të jemi këtu me bindje të ndryshme partiake, por kemi një gjë që na bashkon të gjithëve: rrëzimi i ligjit të arsimit, plotësimi i pikave dhe reformimi i universitetit. Ne s?mund të kthehemi më në ato auditore që janë bërë si kasaphanë?.

Tv Klan

Recommended