Ora News - Rama i mban me muhabet, studentja braktis takimin me kryeministrin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Ndërkohë që studentët kërkojnë zgjidhje konkrete për 8 pikat e tyre, kryeministri Edi Rama ka nisur një dialog me pedagogë dhe studentë.

Pakënaqësitë e tyre studentët i thonë në sy kryeministrit, i cili shpesh herë është vënë në pozita të vështira, siç është edhe rasti i kësaj studenteje nga Universiteti Bujqësor, e cila braktisi takimin.

Studentja tha se do ta braktisë takimin pasi rektori nuk i kishte njoftuar takimi do zhvillohej me praninë e tij.

Studentja: Tarifat shkollore sipas VKM 2015 do të ishin të pandryshuara edhe bë vitet pasardhëse. Doja të dija a janë rritur tarifat nga viti në vit deri në 2018? Atëhere si shpjegohet që unë studente e degës së Financë-Kontabilitet paguaj 320, nuk e di kush duhet të më përgjigjet ju apo rektori, por ligji nuk po zbatohet sic duhet sepse dega Financë-Kontabilitet kursi i parë ka tarifë 350, unë kursi i dytë 320 dhe kursi i tretë 320. E para kjo dhe e dyta. Rektori na njoftoi se do të ketë takim me studentët dhe nuk na ishte njoftuar që do ishit ju zoti kryeministër dhe nuk më pëlqeu një mënyrë e tillë përçarje që po bëni. Ndaj unë do jem e para që braktis këtë mbledhje. Faleminderit dhe kalofshi mirë dhe shpresoj të kemi përgjigje, sepse tarifat përgjigjen. (studentët duartrokasin)

Rama: Përgjigjen kur e pret, kur të ikësh. Ku është pjesa për duartrokitje? Në protestë nuk ndryshojnë rregullat e mirësjelljes. Këto janë të shkruara para nesh dhe duhet t'i respektojmë. Edhe ju që duartrokisni nuk jeni të detyruar të rrini nëse nuk doni të rrini.

Nëse më ndihmon dikush nga ju që duartrokisni ta gjejmë në histori këtë që bëni ju unë do ju isha mirënjohës. Se do thosha kjo nuk është hera e parë që ndodh, studentë që ngrihen në protestë dhe nuk pranojnë të dialogojnë, i tremben vetes së tyre.

Megafonin e kam përdorur unë, megafoni është i nevojshëm kur nuk të dëgjoni njeri, por kur pala thotë të dëgjova dhe thotë hajde ulemi dhe ti nuk ulesh atëherë problemi është tek ty.

Jeni shumë larg nga ata studentët e atij dhjetorit tjetër. Sepse ata studentët u ngritën kundër një regjimi, i cili nuk dihet se çfarë mund të bënin. Mund të nxirrnin edhe tanket në rrugë.

Unë e kuptoj shumë mirë që mos të biem dakord, por ama që mos flasim? Si mendoni se do ti zgjidhim problemet. Me atë variantin plotëso këto pastaj të flasim? Asnjëherë. Jo vetëm kaq, por rrezikoni të humbni edhe atë që krijuat vetë.

Është e sigurt që nuk zgjidhi gjë që doli jashtë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentja-braktis-takimin-me-kryeministrin-rama

Recommended