Qeveria në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme të Norvegjisë do të fillojë pastrimin e pesticidit Lindan që ndodhet në fabrikën tashëm të mbyllur të Ohisit. Ky pesticid përbën kërcënim serioz si për mjedisin ashtu edhe shëndetin e njerëzve. Kryeministri Zaev tha se me këtë aksion Qeveria do të përmbush edhe konventën e Stokholmit e cila detyron Maqedoninë në pastrimin e pesticidit Lindan. Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë njoftoi se pastrimi do të kushtojë nga 40 deri në 260 milion euro, varësisht nga metoda e cila do të zgjidhet për tu aplikuar, ndërkaq procesi i pastrimit parashihet të zgjasë nga tre deri në pesë vjet.