Ora News - Mandarina mbetet në pemë, fermerët e Konispolit ankohen për mungesën e tregut

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konispoli është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i mandarinës nga Shqipëria. Por fermerët këtë vit ankohen për mungesën e tregut dhe për pasojë një pjesë e prodhimit ka mbetur në pemë. Vendet e Europës Qëndrore mbajnë peshën e eksporteve, ndërsa tregtarët kosovarë duket se janë larguar për shkak të taksave.

Fermerët e Mursisë e Xarrës në Konispol janë prodhuesit dhe eksportuesit më të medhej të mandarinës në Shqipëri.

Prodhimi i këtij viti është i bollshëm, por fermerët ankohen për mungesën e tregut dhe mbështetjes me politika nga qeveria.

Vendet e Europës Qëndrore janë importuesit e më të mëdhej, por fermerët janë të pakënaqur me çmimin që nuk shkon më shumë se 30 lek për kilogramë.

"Tregjet kanë qenë zero", tha një fermer.

"Mandarinat po kalben, as shpenzimet nuk po nxjerrim", tha një tjetër fermer.

Tregtarët nga Kosova duket se nuk kanë më interes për shkak të taksave, ndërsa nga ana tjetër produkti shqiptar sipas fermerët goditet nga importet nga Greqia.

Në sezonin e vjeljes, në Konispol gjen punëtorë edhe nga veriu, por mungesa e tregut këtë vit po i detyron fermerët ta lënë prodhimin në pemë.

Me rreth 750 hektarë mandarina, vitin e kaluar në Konispol u prodhua me shumë se 20 mijë tonë prodhim, një pjesë e të cilit nuk e gjeti tregun.
#oranews

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mandarina-mbetet-ne-peme-fermeret-e-konispolit-ankohen-mungesen-e-tregut

Recommended