Peqin, zhvillohet panairi i gjelit të detit, fermerët: Po na shkatërrojnë tregtarët
  • 5 years ago
Në Njësinë administrative Përparim është zhvilluar panairi i Gjelit të detit i cili prej katër vitesh ishte harruar nga Insitucionet. Në këtë panair kanë marrë pjesë 30 rritës që nëpërmjet tufave me Gjela Bio kanë parakaluar me rradhë përpara një Komisoni i cili ka vlerësuar me Certifikata banorët për punën e tyre.

Pavarësisht punës së lodhshme që bëjnë rritësit, këta të fundit para nisjes së panairit shprehen se mungon tregu i shitjes. Për këtë ato bëjnë përgjegjës instancat Shetërore dhe Doganore që lejojnë futjen e gjelave nga Greqia, Italia, Madeonia dhe Turqia, çka ka ndikuar në ekonominë e tyre. Sipas tyre i vetmi burim jetese për ta janë shitja e gjelave të detit që ato i rrisin për 10 Muaj.

I shesim me 7 mijë lekë dhe nëse i shesim. Nuk është me leverdi që ti rrisim më. Për më tepër që po na shkatërrojnë gjelat e sjellë nga importi.

Fermerë
Panairi i gjelit të detit u organizua nga agjencia Rajonale e shërbimit veterinar, zyra e bujqesise në Peqin dhe Minsitria e Bujqësisë. E pranishme në panair zv.ministrja Ermira Gjeci, u shpreh e kënaqur, pasi gjelat e prodhuar në zonën e Peqinit janë të pastër, dhe sipas saj i janë nënshtruar të gjitha kontrolleve nga ana e veterinerëve.

Më vjen shumë mirë që pikërisht që këtu në Peqin është rikthyer traditës ky panair që i jep mundësi fermerëve që të promovojnë gjelat e tyre të detit.

Ermira Gjeci, zv.ministre
Një kg gjel i zonës së Peqinit tregëtohet 700-800 lekë për kg dhe zona më të preferuara janë: Përparimi, Gjevuri, Pajova, etj. Ndërsa një kg gjel i ardhur nga jashtë tregëtohet nga 500-600 lekë. Kjo ka ndikuar direkt të tregëtarët vendas.
Recommended