Report Tv-Fjala e plotë Kryeministrit Rama para Dekanëve dhe Rektorëve

  • 5 years ago
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve në vend. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ndoshta duket rishikuar autonomia që i është dhënë universiteteve nga ligji i ri i arsimit dhe se pasi protesta të mbarojë për sa kohë ai do të jetë në pushtet, do të jetë protestues për universitetin.

Protesta do të mbarojë, studentët do të largohen, por sa të jem në pushtet unë do të jem protestues. Jam marr me universitetin vetëm në një moment kur kam parë katër dekanë të alarmuar për mosmarrëveshje me rektoratin. Jam përpjekur të ndihmoj dhe kam kuptuar një ngërc të madh që vjen jo nga ligj,i por nga mungesa, mbase e dëshirës, e kapacitetit, për t?iu nënshtruar ligjit. Jam përgjegjës unë, sepse nuk kam mundur dhe nuk kam ditur sesi ta coj më tutje në zonën e autonomisë universitare. Por kjo s'do vazhdoj kështu, midis të qenurit i tërhequr përballë mureve të larta të autonomisë së universitetit dhe rrezikut për të qenë fajtor për atë cka ndodh brenda mureve, do zgjedh gjithmonë të luftoj për atë çka ndodh brenda mureve.

Edi Rama, kryeministër
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se bordet e administrimit të universiteteve duhet të shkarkohen dhe të zëvëndësohen nga një person publik. Kryeministri akuzoi rektorë dhe dekanë se kanë bërë shpenzime marramendëse për roje sigurie dhe për mobilime zyrash, ndërkohë që nuk ka lënë një qindarkë për kërkimet shkencore. Ai preku edhe cilësinë e ulët të mësimdhënies së pedagogëve në universitete. Kryeministri iu dha të drejtë kërkesave të artikuluara nga studentët që sot janë në protestë në ditën e 10-të LEXO KETU dhe i ftoi drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë që të mos fshihen, siç kanë bërë, por as të mbrojnë qeverinë, sepse, siç u shpreh me sarkazëm, do ta dëmtonin shumë, në këto momente, duke nënkuptuar se ata janë bërë të urryer nga studentët.

Recommended