Shoqata e policëve të liruar u bën thirrje organizatave ndërkombëtare dhe partive politike ta pengojnë miratimin në parlament të nismës se ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për të përfshirë ushtarakët në radhët e forcave të rendit.
Ilir Gjoçi, ish-drejtues i lartë i policisë thotë se hapi i duhur do të ishte shfuqizimi i vendimit që pengon ish-punonjësit e policisë të rikthehen në detyrë.
"Lleshaj të rishikonte ligjin për të hequr një nën që kufizon ish-punonjësit e policisë që iu privon të drejtën për tu rikthyer në radhët e policisë. Mes 1000 punonjësve të policisë gjenden kudra që me një thirrje të ministrit të kthehen këta persona dhe nuk është e nevojshme të vijnë ish-ushtarakë në radhët e policisë".
Ashtu si Sindikata e Policëve edhe shoqata e policëve të liruar theksojnë se qëllimi i kësaj nismë është kontrolli mbi policinë me persona që vijnë nga radhët e ushtrisë.
"Policia është strukturë e administratës civile. Me futjen e ushtarakëve në polici synohet zëvendësimi i drejtuesve të policisë më ish-ushtarakë të lartë dhe është një juntë ushtarake që po vjen dhe drejton Policinë e Shtetit".
Drafti me ndryshmet që i janë bërë ligjit për Policinë e Shtetit pritet t?i dërgohet së shpejti për miratim Parlamentit.

Category
📺
TV