"Ju Flet Moska": Kur studentët sillen si profesorë të stabilitetit?!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në qendër të rubrikës "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka analizuar protestën e studentëve. Sipas tij, kur studentët shqiptarë sillen si profesorë të katedrave që merren me studimin e stabilitetit në shoqëri e më gjëra, ka dicka të rremë në protestë, ose është dikush që i manipulon në mënyrë shumë dinake.

Kastriot Myftaraj: Kur njeriu sjell ndërmend protestat studentore të mbajtura në 2010 në Angli, protesta që mbaheshin për të njëjtin motiv si këto që mbahen në Tiranë, për tarifat e mësimdhënies, apo edhe protestat e mbajtur nga studentët italianë, për të mos folur për protestat e studentëve spanjolle e greke.

Pra kur bëhet krahasimi i këtyre protestave duket sikur nga protestat studentore shqiptare, të sotme nuk marrin pjesë studentë, por profesorë, madje profesorë të stabilitetit të shtetit, të shoqërisë, të rajonit.

Kur shikon njeriu një student anglez, që sa i përgjegjshëm dhe si sillet në shoqëri, imagjinoni që ky njeri në protesta ka sjelljen që ka.

I mbaj mend ato protestat në 2010, përleshjet me policinë, ato përplasjet, falakadanët, të cilët tani janë kthyer në një ritual urban për të shprehur atë dhunën që grumbullon individi nga padrejtësia që i bëhet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-kur-studentet-sillen-si-profesore-te-stabilitetit

Recommended