Ora News - Sfidon Partizanin në fundjavë, Nexhipi: Ky Kukës gati të "thyejë" çdo skuadër

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kapiteni i Partizanit, Nderim Nexhipi ka qenë për shumë vite idhull i tifozëve të të kuqve, por këtë fundjavë do të jetë kundërshtarë. Nexhipi, i cili momentalisht luan rolin e drejtorit sportiv te Kukësi, i ftuar në ?Fair Play?, ka komentuar situatën e dy skuadrave e sfidën e të premtes mes tyre.

?Mendoj se për ekipe si Partizanin që nuk ka çfarë të flitet shumë se dihet në vitet e fundit për çfarë bëhet fjalë. Këtë sezon e kanë filluar më mirë se në vitet e kaluara, kanë një ekip me emra jo aq të mëdhenj sa kanë pasur më parë por kanë një grup mjaft të mirë dhe po bëjnë lojëra të mira. Janë pretendentë për titull, por është akoma herët për të thënë nëse do të dalin kampionë. Nga Partizani kur kam luajtur unë, kanë mbetur pak, kanë kaluar vite e ka ndryshuar shumë ekipi. Por nuk duhen shumë fjalë për Partizanin se është një ndër ekipet më të mëdhenj në Shqipëri dhe pretendon titullin kampion. Partizani ka bërë ndeshje të mira deri tani, por ndeshjen e parë që luajtëm shënuan një gol, na ndëshkuan e kishim më pas shumë raste ne."

"Për çdo ekip këto përballje janë më të mirat, të premten do të shohim si janë gjërat, ne kemi kualitet e besoj se do të jemi për fitore. Ishte shumë fitore vendimtare për ne ajo me Skënderbeun, se nuk e filluam ndoshta mirë këtë sezon. Por e theksoj se nuk është e lehtë, se po luajmë të gjitha ndeshjet në transfertë, por me këto tre fitoret e fundit iu afruam kreut, ishte e rëndësishme që të mundnim Skënderbeun, tani me kreun e tabelës kemi 5 pikë dhe është derbi, me një fitore jemi aty afër?, tha Nexhipi.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sfidon-partizanin-ne-fundjave-nexhipi-ky-kukes-gati-te-thyej-cdo-skuader

Recommended