Ora News - Sfidat e sistemit bankar, Pencabligil: Fokusi ynë rritja e investimeve dixhitale

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shumë shpejt qytetarët shqiptarë do të mund të realizojnë shërbimet bankare nëpërmjet telefonit. Drejtori i Përgjithshëm i BKT shprehet se sfidë afatgjatë mbetet revolucioni teknologjik dhe kësaj çështjeje po i kushtohet shumë vëmendje. Banka Kombëtare Tregtare fitoi për të 9 herë çmimin si Banka më e mirë në Shqipëri nga The Banker.

Revolucioni teknologjik është një ndër sfidat më të mëdha të sistemit bankar në Shqipëri në mënyrë që qytetarët të përfitojnë shërbimet më lehtë.

Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare Seyhan Pencabligil deklaron se BKT po i kushton vëmendje të veçantë investimeve dixhitale.

Seyhan Pencabligil: Duhet të investojne në teknologji. Kjo është ajo çka ne po bëjmë tani. Po investojmë shumë në zgjidhjet dixhitale, për tu siguruar qe klientët kanë mundësi të bëjnë të gjitha veprimet në celularin e tyre në mënyrë që të mos kenë nevojë të vijnë në dëge, të parkojnë, të qëndrojne në radhe e te tjera.

Banka Kombëtare Tregtare është një ndër bankat më të rëndësishme në Shqipëri. Ndërsa është përzgjedhur si banka më e mirë në vend për herë të 9 nga revista The Banker.

Seyhan Pencabligil: Jemi zgjedhur si banka më e mirë në vend. Është diçka shumë e bukur, pa dyshim, jam shumë i lumtur dhe krenar për stafin dhe klientët tanë. Por gjithashtu kjo sjell detyrime të mëdha, pasi duket sikur ne i marrim çdo vit këto çmime dhe do të ngrihen shumë pikëpyetje nëse nuk marrim ndonjë çmim vitin qe vjen, prandaj na duhet të punojmë akoma më shumë vit pas viti.

Drejtori i Përgjithshëm i BKT ka pritshmëri pozitive përsa i përket vitit të ardhshëm ndërsa shprehet se janë të gatshëm të financojnë më shumë projekte në ekonominë shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sfidat-e-sistemit-bankar-pencabligil-fokusi-yne-rritja-e-investimeve-dixhitale

Recommended