Ora News - Dhuna ndaj grave, Tirana bëhet portokalli

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhuna në familje e sidomos ndaj grave, e ka bërë Tiranën portokalli, në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër saj.

Të premten, pranë Muzeut Kombëtar u zhvillua një aktivitet ndryshe, që solli në vëmendje historitë e suksesit të grave që kanë luftuar dhunën dhe kanë nisur një jetë të re.

Mbështetje të thellë për këto gra dha edhe zëvendës ambasadorja e SHBA-ve, Lejla Moses Ones.

Lejla Moses Ones: SHBA-të ndihen shumë krenare për të qenë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave. T'i japësh fund dhunës në vendin e punës, mund të sigurosh që gratë të shpalosin potencialin e tyre si drejtuese apo sipërmarrëse. SHBA-të kanë mbështetur nisma që gratë në zonat rurale të jenë më të pavarura ekonomikisht.

Zëvëndës ministrja e Mirëqenies Sociale Bardhylka Kospiri, solli në vëmendje djemtë dhe burrat duke i konsideruar po aq të rëndësishëm në zgjidhjen e këtij problemi.

Kospiri: Shumë vende janë përfshirë në iniciativa që synojnë të angazhojnë burrat dhe djemtë jo si pjesë e problemit por si pjesë e zgjidhjes.

Dhuna me bazë gjinore është një nga shkeljet më të shpeshta të të drejtave të njeriut duke mos njohur kufinj socialë, ekonomikë apo kombëtarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dhuna-ndaj-grave-tirana-behet-portokalli

Recommended