Unaza e Re, Basha: ARRSH para drejtesise

  • 5 years ago
Lulzim Basha kërkoi vënien përpara drejtësisë të zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, vetëm pak orë pasi ky institucion deklaroi pezullimin e punimeve në lotin 1 të Unazës së Re për shkak të publikimit në media të disa fakteve, ku pretendohet se kompania ?DH Albania shpk? ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar në tender. Megjithatë sipas kreut të opozitës, ideatori i kësaj afere është Kryeministri i vendit.

"ARRSH-ja e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë sepse në vend që t?i shërbejë ligjit dhe shqiptarëve, është kthyer në një vegël për vjedhjet marramendëse të Edi Ramës. Të gjitha koncesionet që ka hartuar dhe kontraktuar ARRSH-ja në rrugë janë akte korrupsioni. Megjithatë ideatori, planifikuesi dhe përfituesi kryesor i vjedhjes së Unazës, është Edi Rama".

Në orët e pasdites, Basha iu bashkua protestës së banorëve të Astirit, ku vijoi akuzat ndaj Kryeministrit për pastrim të parave përmes projektit të Unazës së Re.

"Qëndresa duhet të vazhdoje deri sa shtepitë e këtyre banorëve të jenë të garantuara, këtu kemi pastrim ndërkombetar parash dhe ideatori të marrë atë që meriton para drejtësisë. Se donte t'i merrte 18 milionë Euro Rama për t'i çuar në kontot e tij në SHBA, se çfarë do bënte Edi Rama me ato para do ta marrim vesh me vonë".

Por beteja, sipas kreut të opozitës, nuk ka përfunduar. Basha i bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen për të ndalur vjedhjet që sipas tij po i bëhen shqiptarëve përmes projekteve korruptive e klienteliste nga qeveria.

Recommended