?Hyatt?, një nga brandet më të njohura të hoteleve me 5 yje në botë do të marrë menaxhimin e ish-Hotel Sheraton, në pronësi të ?Kastrati Grup?. Përfaqësuesit e kompanisë ?Kastrati? thonë se ofertat nuk kanë munguar edhe nga emra të tjerë të njohur në fushën e hotelerisë, por zgjedhja i takoi ?Haytt?-it, dhe jo rastësisht.
Vetë përfaqësuesit e kompanisë ?Haytt? premtojnë se do ta kthejnë në një histori suksesi të parin hotel me 5 yje në vend. Afrimin e brandeve të tilla si ?Haytt?, apo ?Marriott? në Shqipëri ministri i Turizmit e sheh si çështje besimi në atë që të ofron vendi ynë.
Kryeministri, i cili pranon se sfida më e madhe e turizmit në vend është shërbimi. Por që sipas tij mund të tejkalohet me fokusin tek turizmi elitar. Dhe këtu përpiqet të mos lejojë asnjë keqkuptim.
?Shumëkush e ngatërron përqendrimin tonë dhe politikën mbështetëse për hotelet dhe resortet me 5 yje me mbështetjen për të pasurit. Në fakt, krejt e kundërta është e vërtetë. Hotelet dhe resortet me 5 yje janë elita e një industrie, jo thjesht sepse ofrojnë kushte shumë herë më të mira sesa nivelet e tjera, por sepse sjellin edhe shumë më tepër të ardhura në funksionimin e kësaj industrie, sjellin punësim më cilësor, sjellin ekonomi të lidhur të territoreve me konsumin e tyre dhe sjellin një kategori turistësh që janë të prirur të shpenzojnë shumë më tepër brenda ditës sesa kategoritë e tjera. Pra, mbështetja e hoteleve me 5 yje me politikën tonë të re të incentivave domethënës dhe shumë konkurrues në të gjithë rajonin është pjesë e strategjisë së rritjes së kësaj industrie, në funksion të rritjes ekonomike dhe të punësimit në vendin tonë.?
Rama përsërit bindjen se pas një dekade turizmi do të jetë burimi kryesor i rritjes ekonomike të vendit.
Be the first to comment