Report Tv-Maqellarë/U zhduk një javë më parë, flasin familjarët

  • 5 years ago
Familjarët e një 21-vjeçari alarmuan mungesën e tij prej një jave. I riu, Mateo Aga, është zhdukur pa gjurmë mbrëmjen e një jave më parë, sipas të afërmve. Ata kanë rrëfyer edhe lëvizjet e fundit të djalit të tyre, përpara se të zhdukej. Në orën 21.35, pasi ka dalë nga një lokal në Maqellarë, ka vajtur në shtëpi në fshatin Grezhdan me makinën e një bashkëfshatari.

"Ka qenë me një bashkëfshatar deri në orën 10 e 30 e pastaj ka ikur për në shtëpi. Ka qenë i ulur në tavolinë vetë i katërti dhe më paska ikur për në shtëpi", ka thënë një prej dëshmitarëve në lokalin e Maqellarës.

Recommended