Ora News - Personat me Aftësi të Kufizuar kërkojnë takim me Ramën: Ku i ke premtimet?

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra persona me aftësi të kufizuara u mblodhën të hënën në ditën botërore të tyre, në një protestë përpara kryeministrisë. Ata kërkuan të drejtat e tyre, mes të cilave i bënë thirrje kryeministrit që të mbajë fjalën për premtimet që iu ka dhënë si për rimbursimin e ilaçeve, pensionin apo edhe pagën për kujdestarin. Pas protestës, u pritën në një takim nga përfaqësues të kryeministrisë, ku iu premtua se së shpejti do të kishin një marrëveshje ku do të plotësohen kërkesat e tyre.

Në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuara, Dovleti, 31 vjeç e sheh si kohën dhe mundësinë për të kërkuar të drejtat e tij. Prej gati 20 vitesh ai gjendet në një karrige me rrota dhe gjithçka ndodhi për shkak të një aksidenti kur ishte vetëm 11 vjeç.

"Isha duke luajtur me shokët e mi, rrëzonim shkëmbinj. Një nga shkëmbinjtë u shkëput dhe më mori mua me vete poshtë në humnerë".

Sot, Dovleti së bashku me dhjetra persona të tjerë u mblodhën përpara kryeministrisë, në një protestë paqësore ku kërkuan disa të drejta të munguara, të cilat iu ishin premtuar më herët nga kryeministri Rama.

"I kërkojmë kryeministrit të na rimbursojë energjinë elektrike ashtu siç e kemi pasur. Është paketa higjenike, është kujdestari. Një kujdestar sot paguhet me 100 mijë lekë".

Në këtë protestë një kërkresë prekëse erdhi dhe nga një fëmijë 11 vjeç.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/persont-me-aftesi-te-kufizuar-kerkojne-takim-me-kryeministrin

Recommended