Report TV - Vazhdon aksioni ndaj lëndëve plasëse, kontrollohen 1136 subjekte, 3 në Prokurori

  • 5 years ago
Tre subjekte tregtare janë dërguar në Prokurori, pas kontrollit të ushtruar në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit për heqjen e kapsollave dhe fishekzjarreve të rrezikshme. Pasi ka bllokuar 643 kapsolla dhe 487 fishekzjarre, Policia e Shtetit është ndalur edhe tek masat shtesë të ligjit për sigurinë publike; nëse subjektet tregtare kanë sisteme sigurie kamerash dhe pajisjet e fikëseve të zjarrit.

Përgjatë kontrollit të ushtruar në më pak se një javë, kanë kaluar në filter 1136 subjekte tregtare (dyqane, markete, supermarkete, tregje të shumicës). Ky kontroll i territorit për heqjen nga tregu të materialeve piroteknike, që përdoren masivisht në festat e fundvitit, vjen pas plagosjes së polices Ina Nuka gjatë protestës së banorëve të "Astirit" tek parlamenti; dëmtimit në gishta që ajo pësoi pas sulmit me një kapsollë.

Policia e Shtetit i bën apel prindërve të tregohen të kujdesshëm duke i mbajtur fëmijët larg lëndëve plasëse të rrezikshme, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë rastet kur konstatojnë tregtimin e tyre në numrin 112 dhe Komisariatit Dixhital.