Ora News - Votimi i PE për negociatat, Duma: Nuk ka datë fikse, procesi mund të shtyhet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parlamenti Europian votoi një ditë më parë pro raportit për integrimin e Shqipërisë në BE.

Por deputetja, Grida Duma, thotë se përsa kohë nuk ka një datë procesi mund të zvarritet sikundër dhe ka ndodhur deri më tani.

Duma: Ëshë një lajm i mirë i vonuar. Përsëri nuk ka një datë fikse. Kur nuk ka datë ekzakte përsëri procesi mund të shtyhet. Nuk është lajm dhënia e rekomandimit pozitiv. Jemi disa herë në situatën kur Komisioni ka dhënë rekomandimin me të dyja duart dhe përsëri kemi pasur shtyrje të procesit.

Po të lexosh në thellësi raportin ka shumë për të thënë sa i përket dimensionit të drejtësisë në Shqipërisë dhe besoj se ky është ai që po mban peng situatën. Ende nuk ka rezultate nga i famshmi vetting i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mos flasim pastaj për drejtësinë e shkuar tek qytetari. Jemi akoma tek mosdhënia drejtësi në sistemin e drejtësisë.

E ftuar në Ora News, Duma nuk preferoi të komentojë deklaratat e Ambasadorëve për rikthimin e opozitës në Kuvend.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/votimi-i-pe-negociatat-duma-nuk-ka-date-fikse-procesi-mund-te-shtyhet

Recommended