Dënohet me vite e 6 muaj burg gjyqtari Shkëlqim Miri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata dënon 2 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri dhe me 1 vit e 8 muaj burg kushëririn e këtij të fundit Kujtim Mirin.Gjatë seancës gjyqësore prokuroria kërkoi 4 vite dënim për gjyqtarin Shkëlqim Mirin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai u dënua me vetëm 2 vite e 6 muaj burg.Arrestimi i gjyqtarit Shkëlqim Miri u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzën e korrupsionit.Ai ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Recommended