Harizaj, telefonatat zbardhin lëvizjet e 'Il Padrino'-s, kë takoi në Tiranë e Durrës para vrasjes

  • 6 years ago
Veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj kohe nga policia dhe prokuroria e Durrësit për vrasjen e Edison Harizaj dhe shokut të tij Genci Caci, kanë zbardhur intenerarin që viktima ka përshkuar, ditën e vrasjes dhe personat me të cilët është takuar. Grupi hetimor ka kryer gjithashtu edhe ekzaminimet e telefonave të gjendur në makinën e Harizaj. Nga kontrolli teknik, prokurorët kanë marë shumë informacion mbi aktivitetin e Harizaj dhe Cacit, por edhe komunikimet e fundit që dy viktimat kanë pasur. Personat e fundit që kanë biseduar me Cacin dhe Harizaj janë identifikuar dhe marrë në pyetje.

Teksa është zbardhur dinamika e lëvizjes së dy viktimave të atentatit, nga burime pranë grupit hetimor mësohet se ende nuk ka asnjë person të ndaluar për vrasjen në dalje të qytetit të Durrësit të Edison Harizaj dhe Cacit. Të vetmet dyshime bien mbi një vlonjat që ka mbërritur nga Belgjika në Shqipëri para atentatit, dhe një ditë më pas është larguar sërisht në drejtim të Belgjikës. Por të dhënat mbi këtë person janë vetëm dyshime. Provat e pakta për këtë ngjarje e kanë vështirësuar punën e policisë dhe prokurorisë për sa i përket identifikimit të autorëve të vrasjes së dyfishtë, por gjithsesi grupi hetimor ka mundur të krijojë një panoramë të lëvizjeve dhe kontajteve që ka pasur Edison Harizaj orët e fundit para se t?i bëhej atentati.

Një burim pranë prokurorisë së Durrësit tha për ?Shqiptarja.com? se Edison Harizaj, ditën e ngjarjes ka qënë në Tiranë, ku dyshohet se është takuar me një biznesmen me inicialet M.L, me të cilin kohët e fundit kishte pasur takime të shpeshta. ?Takimet e shpeshta të Edison Harizaj me M.L janë kryer në Tiranë dhe në Durrës, ndërkohë besohet se temë e këtyre takimeve ka qënë një çështje gjyqësore?- thanë burimet pranë policisë së Durrësit.

Recommended