Ora News - Haradinaj ia thotë në sy Ramës: Taksa 5 euro ok, por mbaro Rrugën e Kombit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shfrytëzoi konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama për ti përsëritur kërkesën që të përmbyllë Rrugën e Kombit.

Qytetarët e Kosovës, tha Haradinaj, janë të gatshëm të paguajnë tarifën 5 euro për rrugën, por duhet që ajo të përfundojë pasi nuk mund të zgjatet pambarimisht.

Haradinaj: Është folur shumë për taksën në rrugë 5 euro që e paguajmë ne, por unë kam një shqetësim më të madh dhe i kam kërkuar kryeministrit Rama, mundësinë që të përmbyllet, të kryhet rruga. Më kujtohet kur e ka nisur kryeministri Nano që shpërthente ata gurët me ushtri, më pas kryeministri Majko, pastaj erdhi kryeministri Berisha.

E ka sjellë në gjendjen ku është sot, por nuk është kryer rruga. I takon kryeministri Rama të përmbyllë Rrugën e Kombit, nuk bën me e lënë ashtu në pa kufi. Është kërkesë legjitime e qytetarëve të Kosovës, ne jemi në gjendje me e pagu aq sa duhet me e pagu, por e kërkojmë që rruga të jetë e kryer. Kostoja rritet jo vetëm me ato që paguajmë, por edhe kur nuk është e kryer rruga.

Haradinaj po ashtu nënvizoi domosdoshmërinë për lidhjen infrastrukturore me Malin e Zi.

Haradinaj: Ndjejmë nevojën që me Malin e Zi të krijojmë lidhje infrastrukturore, lidhjet politike dhe të sigurisë i kemi. Kemi nevojë për dy rrugë që quhen Plavë, kjo që kalon përmes grykës së Rugovës, një tjetër po ashtu, dhe për një tunel që na lidh me Rrozhajën dhe jemi duke punuar.

Nëse marrim çdo vend tjetër fqinj, Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë mos ta quaj vend fqinj, ne kemi lidhje shumë të mira infrastrukturore.Kemi kryer rrugët tona në drejtim të Maqedonisë dhe Serbisë, por kemi lidhje të dobëta infrastrukturore me Malin e Zi. E shfrytëzojmë Rrugën e Kombit deri në Shkodër, por prapë është kohë e gjatë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/haradinaj-ia-thote-ne-sy-rames-taksa-5-euro-ok-por-mbaro-rrugen-e-kombit

Recommended