Drogë nga Shqipëria, policia italiane shkatërron bandën e trafikut, 41 në pranga
  • 5 years ago
Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Mediat në Itali bëjnë me dije se Guardi Di Financia ka arrestuar 41 persona, prej të cilëve 30 ndodhen në burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpiak.

Operacioni i koduar ?Mesazhi i shkurtër?, vuri nën hetim gjithsej 55 persona. Bëhet fjalë për hetime që janë zhvilluar që nga tetori i 2015-së deri në dhjetor të 2017, ku gjatë kësaj periudhe janë zbuluar disa raste të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Itali.

Janë goditur 2 grupe kriminale sipas mediave në Itali, per emrat e shqiptarëve dhe personave të tjerë të arrestuar, ende nuk bëhen të ditur.
Recommended