Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Rreth 40 punonjës të një rrobaqepësie në Fllakë të Durrësit u shtruan në urgjencën e spitalit me simptoma helmimi.

Teksa po punonin gratë pësuan gjendje të fikti njëra pas tjetrës, disa prej të cilave edhe me të vjella. Menjëherë u dërguan në spital ku morën ndihmën e parë shëndetësore.

Nëndrejtori i spitalit rajonal të Durrësit, Genti Kavaja, thotë se të shtruara ndodhen disa prej tyre, kurse dy në gjendje më të rënde u dërguan në Tiranë. Për të zbuluar shkaqet pacienteve u janë marrë analizat e gjakut.

Në njoftimin e policisë së Durrësit për ngjarjen thuhet se disa punëtorë kanë qenë duke çmontuar një kondicioner i cili dyshohet se ka lëshuar gaz i cili është bërë shkak per helmimin masiv. Gjithësei një grup hetuesish po punon për zbardhjen e shkaqeve. Ky është rasti i dytë që punonjës të një rrobaqepësie në Durrës përfshihen nga intoksikimi masiv. Pak muaj më parë nje rast i ngjashëm u paraqit në një rrobaqepësi në Shkozet të Durrësit.

Category

📺
TV
Comments

Recommended