"Magazina Ekonomike" - Debat për buxhetin e vitit 2019
  • 5 years ago
Nga Ministria e Financave thonë se synimi i pushtetit nuk është që të jetë konkurrent ndaj sektorit privat në procesin e hapjes së vendeve të reja të punës.

Ndërsa biznesmeni Nebi Hoxha, pret të ketë ulje drastike të numrit të administratorëve. Për momentin sektori publik, sipas tij është i padobishëm dhe joefikas për qytetarët dhe kompanitë.

Biznesmenët porositën Qeverinë, në të ardhmen kur të përgatiten ndryshime në procesin arsimor, të jenë të përfshirë edhe ata, pasi biznesi më së miri e di çfarë mungon në tregun e punës.

Akademiku Abdylmenaf Bexheti komenton prezantimin e buxhetit nga mediat si më i madhi në historinë e Maqedonisë. Bexheti sqaron se buxheti për vitin 2019 është i dizajnuar në mënyrë optimale edhe se është normale që çdo vitë buxheti të pësoj rritje.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, Nebi Hoxha thekson rëndësinë e realizimit të investimeve kapitale si dhe rëndësinë e madhe që ka për biznesin në Maqedoni ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë.
Recommended