Ora News - Gjigondi: Qeveria metoda djallëzore me qytetarët e Unazës së Re

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokatja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi e konsideron djallëzore mënyrën se si qeveria sillet me banorët e zonës së Unazës së Re.

Gjigondi: Po ta shikosh në plan të gjerë ky është vërtetë si një film horror. I ka të gjitha elementët e një paligjshmërie ekstreme. Të gjithë kemi interes të bëhen rrugë të reja, por qeveria e tanishme ka një mënyrë dallëzie të komunikimit me qytetarët që hiqet sikur ka interesa publike dhe fsheh interesa të mëdha private. Kjo fyen jo vetëm intelektin e shqiptarëve që nuk kanë njohuri të thella ligjore, por edhe shqiptarët që kanë një lloj formimi juridik.

T'u vësh shtëpive një kryq, kur shteti i ka lejuar pavarësisht nëse është i majtë apo i djathtë. Të vësh një vijë të kuqe si ylli i Davidit në Luftën e Dytë Botërore. Kjo qeveri nuk do që qytetarët të shkojnë në Gjykatën Administrative. Shpesh herë kjo gjykatë ka dalë kundër qeverise. Ata bëjnë lajmërime gojore, që janë poshtruese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjigondi-qeveria-metoda-djallezore-me-qytetaret-e-unazes-se-re?fbclid=IwAR2L2ylpUn3duL8lM5PuiX2VoJBf90tfDUoCdzau57xAZJBY6lXqwI3y0LI#.W_XBZGNSZA0.facebook

Recommended