Zbardhet lista e emrave për KED, Marku: Kriteret i plotësoj vetëm unë dhe Fatjona Memçaj

  • 6 years ago
IRANË- Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme, Arta Marku ka dorëzuar në Presidencë dy lista për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi: një listë me emrin e saj dhe prokurores Fatjona Memcaj, që i plotëson të gjitha kriteret për t'u bërë pjesë e shortit. Dhe një tjetër me 37 prokurorë që sipas Markut, plotësojnë të gjitha kriteret e tjera, por nuk kanë shkollën e magjistraturës.

Në listën e dorëzuar, Gjykata Kushtetuese ka depozituar dy emra automatikë. Bëhet fjalë për gjykatësit Bashkim Dedja dhe gjyqtaren Vitore Tusha. Nga Gjykata e Lartë, Xhezair Zaganjori nuk e ka dërguar emrin e tij por ka depozituar vetëm Ardian Dvoranin, Medi Bicin dhe Edmond Islamajn.

Ndërsa dy anëtarët e propozuar nga Gjykata e Lartë janë në konflikt interesi sepse kanë kandiduar për në Gjykatën Kushtetuese. Sa i përket Këshillit të Lartë në Drejtësisë, nga radhët e tyre nuk është dërguar asnjë kandidaturë.

Presidenti Ilir Meta ka afat të hedhë shortin për KED e tretë deri më 5 dhjetor, por burime të Report Tv bëjnë me dije se shorti nuk do të hidhet as këtë vit, ashtu siç ndodhi në 2017 pasi nuk është ngritur ende KLGJ dhe KLP.

Shorti pritet të hidhet në Kuvend pas 5 dhjetorit dhe puna e parë që KED do të kryejë është plotësimi i pesë vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Recommended