Report TV - Spastrimet në PD/ Lista me 265 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, ikin ‘armiqtë’

  • 6 years ago
Ndryshon përbërja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, organit më të rëndësishëm vendimmarrës të subjektit politik më të madh në opozitë. Ndryshimet në statutin e PD kanë pasjellë largimin e kundërshtarëve të Lulzim Bashës në parti, një pjesë të të cilëve Basha i përjashtoi nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Në listën e përditësuar në bazë të parashikimeve të statutit, janë larguar nga Këshilli Kombëtar, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Keltis Kruja, Igli Cara, Arbiola Halimi, Gjergji Papa etj., të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës pas humbjes së PD në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në radhët e kundërshtarëve të kryetarit ka ?shpëtuar? vetëm Arben Imami, për shkak të statusit të kryetarit të bordit drejtues të Fondacionit për Liri dhe Demokraci në PD. Por, në listën e përditësuar nga Partia Demokratike, bie në sy përjashtimi i ish-nënkryetares së PD, Jozefina Topalli, kritike e ashpër e mënyrës se si Basha po e drejton partinë që pas dorëheqjes së Sali Berishës në mesin e vitit 2013. Pika 5 e nenit 49 e statutit të ri të PD parashikon që zonja Topalli duhet të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD, për shkak të statusit të ish-kryetares së Kuvendit.

Kjo pikë parashikon që pjesë e Këshillit Kombëtar janë edhe ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit dhe ish-kryetarët e PDSH. Zonja Topalli ka drejtuar për 8 vjet Kuvendin e Shqipërisë. Megjithatë, Topalli rezulton e përjashtuar nga lista e zbardhur nga Shqiptarja.com.

Category

📺
TV

Recommended