Dekretimi i Lleshaj, çfarë do të vendosë presidenti? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Afati kushtetues i presidentit Ilir Meta për të dekretuar si ministër Sandër Lleshajn përfundon sot.Këtë të premte kreu i shtetit do të vendosë nëse do e dekretojë si ministër Sandër Lleshajn, pas largimit të Fatmir Xhafajt apo jo ndersa pohoi per mediat se do te jape nje sqarim per kete ceshtje mbremjen e kesaj te premteje.Një javë më parë kryeministri Edi Rama i ridërgoi për herë të dytë kerkesën me emrin e Sandër Lleshajt presidentit Meta për ta dekretuar si ministër, pas refuzimit të herës së parë. Pas ridërgimit të kërkesës së kryeministrit Edi Rama, presidenti I drejtoi një shkresë Ministrisë së Mbrojtjes me 14 pyetje ku i kërkoi informacion të detajuar në lidhje me Sandër Lleshajn.Më herët presidenti Meta nuk e dekretoi Sandër Lleshajn duke u arguemtuar se nuk kishte krijuar akoma bindjen e plotë.Pas këtij veprimi, kryeministri Rama e emëroi Lleshajn si zv/ministër të parë në Minsitrinë e Brendshme duke i dhënë këtij të fundit edhe drejtimin e institucionit.

Recommended