Regjistrimi i popullsisë, reagojnë partitë shqiptare

  • 6 years ago
Për partitë politike shqiptare është plotësisht e papranueshme heqja e grafës për përkatësinë etnike në regjistrimin e popullsisë. Ziadin Sela tha se një gjë e tillë bëhet me qëllim fshirjen e realitetit demografik dhe rritjen në mënyrë artificiale të popullsisë që flet gjuhën maqedonase. Edhe BDI kundërshton një gjë të tillë, duke kujtuar se një statistikë e tillë është e domosdoshme për respektimin e të drejtave të komuniteteve konfrom kushtetuetës dhe Marrëveshjes së Ohrit.