Ora News - Edhe doganat shqiptare do të jepen me koncesion

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

As doganat shqiptare nuk do t'i shpëtojnë koncesionit me formulën e Parteritetit Publik Privat. Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit ka bërë të ditur para Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare se është në diskutime me kontraktues privat për të mbuluar të gjitha shërbimet në pikat kufitare në vendin tonë.

"Kemi parashikuar që në bashkëpunim me doganat të krijojmë një njësi shërbimi me kontraktues. Jemi në tratativa të mbyllim marrëveshjen dhe të vendosim pjesën që do të financojmë ne, ose mund ti ndajmë me pika ose pjesë buxheti. Ta bëjmë tenderin"

Për ti dhënë fund problemeve në kontrollet e pasaportave të personave që hyjnë dhe dalin në territorin shqiptar, është kërkuar të vendosen 200 lexues optikë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/edhe-doganat-shqiptare-do-te-jepen-me-koncesion

Recommended