Ora News - Dëmshpërblimet nga fatkeqësitë natyrore, Çako: Janë parashikuar 130 mln lekë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vitin 2019 më pak se një e treta e familjeve të dëmtuara për shkak të fatkeqësive natyrore përgjatë viteve do të ketë mundësinë që të dëmshpërblehet.

Në total llogaritet një faturë prej 540 milionë lekësh, por në buxhetin e shtetit parashikohen vetëm 130 milionë. Madje Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako në raportimin që ka bërë në Komisionin e Sigurisë shprehet se disa Bashki nuk kanë sjellë shumën për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore të vitit të shkuar, ndaj as kjo shumë nuk është e parashikuar.

Çako: Është parashikuar rreth 130 mln lekë, e cila do të kompesojë të gjithë dëmshpërblimet që janë në përputhje të plotë me ligjin.

Mungesa e koordinimit vjen në kohën familjet jetojnë ende në çadra. Ndaj dhe deputetët e mazhorancës kanë kërkuar një faturë konkrete pasi banorët rrezikohen nga dimri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/demshperblimet-nga-fatkeqesite-natyrore-cako-jane-parashikuar-330-mln-leke

Recommended