PD: Rama e Veliaj, afere me Unazen

  • 6 years ago
Partia Demokratike publikoi disa dokumente, që denoncojnë sipas saj, skemën korruptive të qeverisë me projektin e Unazës së Madhe. Opozita thotë se të tre kompanitë fituese janë të paracaktuara, pasi në tendera të ndryshëm ka qenë vetëm një ofertues i vlefshëm.

"Kompania DH Albania është krijuar në Korrik të këtij viti, një muaj e gjysëm para hapjes së tenderit, nën emrin e kompanisë mëmë Dunwell Haberman ltd. Kompania mëmë e saj është kompani offshore, me pronarë të panjohur, e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili njihet si parajsë fiskale. Kompania tjetër, Biba X, ka nuk ka përvojë në ndërtim rrugësh, aktivitet të cilin e ka shtuar pak para se të shpallej fitues i tenderit prej 18 milionë Euro. Kompania Biba X, ka qenë nën sekuestro edhe gjatë periudhës kur ka marrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje flagrante të ligjit të Prokurimeve Publike". 

Me nisjen nga puna të projektit të Unazës së Madhe, Autoriteti Rrugor Shqiptar po verifikon 317 objektet që preken nga shembjet, ku 163 prej të cilave janë në proces legalizimi dhe 123 të tjera objekte me vërtetim pronësie.

Por banorët sërish protestuan kundër prishjes së shtëpive të tyre. Për afro 60 minuta u zhvendosën përpara Bashkisë së Tiranës, të mbështetur edhe nga deputetë të opozitës.

Pasi dështuan në përpjekjen për tu takuar me kryebashkiakun Veliaj, banorët paralajmëruan se nuk do të lejojnë shembjen e shtëpive të tyre pa marrë më parë dëmshpërblimin.

Category

📺
TV

Recommended