Ora News - Gega: Skuadra ndjeu lodhjen, meritojnë komplimente

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partizani i Skënder Gegës nuk di ta heq këmbën nga gazi. Të kuqtë mposhtën 1-0 Laçin dhe ruajnë distancat +2 nga ndjekësit e Skënderbeut. Një fitore që rrit moralin akoma e më shumë në kampin e kuq, ndërkohë që tekniku i "Demave" Skënder Gega shprehet se djemtë meritojnë komplimenta.

"Është e vërtetë, e kërkuam edhe gjatë stërvitjes, edhe gjatë analizës, që të mos humbim kontrollin e të ruajmë qetësinë. Laçi është një ekip që mbrohet mirë, ndeshja e fundit me Korçën e tregoi këtë. Donim 3 pikët, kur nuk po shënonim, kisha pak ato dilemat e mia, të mos dilnim nga detyrat taktike, por u menaxhua mjaft mirë, dhe jam i kënaqur nga performanca e ekipit. E vërtetë, sot kishim lodhje. Disa ndeshje u shfaqën, kurse sot për fatin tonë të mirë funksionoi grupi, taktikisht. Të dy pjesët u bënë shumë mirë. Shënuam vetëm 1 gol, por asnjëherë nuk kam qenë kaq i qetë nga ekipi. Ata po vendoseshin mirë, dhe po luanin mirë. Jam i kënaqur që e kaluam këtë sfidë të vështirë.

"Patjetër, ai është një 20-vjeçar. Arsyeja që ka hyrë aty, është besimi ynë i plotë. Në 90 minuta, do ketë edhe probleme. Është i ri, nuk është lider sot për sot. Futja e tij është besim nga ne, edhe ndërrimi është për t?i dhënë hapësirë dikujt tjetër. Do jetë vazhdimisht, një nga lojtarët që ne shpresojmë. Të gjithë kanë pjesën e vet, është një kampionat shumë i gjatë. Me Kamzën patëm 5-6 raste, nuk u përmend cinizmi. Jo çdo ndeshje ka fytyrën e vet. Ishim përgatitur që Laçi do mbrohej. Për 90 minuta, me pak qetësi mund t?i ndëshkonim më tepër. Kështu funksionon, jo çdo top shkon aty ku dëshirojmë. Në kohën më të mirë, jemi përsëri në vendin e parë. Kemi ende gjëra për të korrigjuar. Nuk është se i shmangem kësaj gjëje. Duhet të shënojmë, duhet të punojmë, dhe gjithë secili të rritet. Nuk korrigjohen për 2 javë këto, por do mundohemi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gega-skuadra-ndjeu-lodhjen-meritojne-komplimente

Category

📺
TV

Recommended