Ora News - "Plazh" në prag të dimrit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse jemi në prag të dimrit, temperaturat gati pranverore favorizuan ata që zgjodhën ta kalojnë fundjavën buzë detit. Pjesa më e madhe për ecje apo aktivitete sportive, por më guximtarët tentuan edhe të lahen.

Kjo ishte pamja e vijës bregdetare të Durrësit këtë të shtunë (shiko videon).

Thuajse në të gjithë gjatësinë e saj ishte e mbushur me njerëz që kishin zgjedhur të kalonin disa orë buzë detit.

Disa iu gëzuan rrezeve gati pranverore, megjithësë jemi në prag të dimrit, madje pati edhe prej atyre që guxuan të lahen.

Të tjerë e shfrytëzuan këtë kohë për ecje apo aktivitet sportive.

Me së shumti durraskë e kryeqytetas, por nuk mungonin as pushuesit ditore ngë Kosova e Maqedonia.

Nuk mungonin as të huajt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/plazh-ne-prag-te-dimrit

Recommended