Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkoi personalisht të mbështesë protestën e banorëve të Unazës së re që kundërshtojnë shembjen e shtëpive, apo pronave të tyre për shkak të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe. Basha mbante në krah një fëmijë të vogël shtëpia e të cilit preket nga ky projekt.

Por Basha tha se prishja e më shumë se 317 objekteve po bëhet pa ligj ndërsa nuk kurseu akuzat për kryeministrin Rama.

Kreu i demokratëve bëri thirrje për protestë masive në mbështetje të problemit të këtyre banorëve.

Category

📺
TV

Recommended