Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
?Që prej të shtunës mbrëma, ne kemi një problem me Presidentin e Republikës, ose më saktë, një problem, i krijuar nga Presidenti i Republikës, në punën tonë si shumicë qeverisëse na ka mbledhur sot, këtu.?

Problemi që Edi Rama për herë të parë zgjodhi ta ndajë me zë me publikun në parlament, është shkelja e Kushtetutës nga Presidenti i Republikës duke mos dekretuar Sandër Lleshin ministër të propozuar nga ai për të zëvendësuar Fatmir Xhafajn e dorëhequr.

Edhe pse nga Presidenca që prej të shtunës thuhet se argumentet Meta ia ka shkruar Ramës në letrën ku e lajmëroi se nuk do ta dekretonte Lleshin, kryeministri zbuloi shkresën duke thënë se brenda saj s?ka asnjë argument apo reference ne kushtetute.

?Lënda: Kthim përgjigje mbi propozimin e emërimit të Zotit Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm. Zoti Kryeministër, në përgjigje të shkresës suaj numër 494 datë 27.10.2018, lënda: ?Propozim për emërim ministri?, nëpërmjet të cilës Zoti Sandër Lleshaj i propozohet Presidentit të Republikës për t?u emëruar Ministër i Brendshëm, dëshiroj t'ju bëj me dije se: Presidenti i Republikës, në cilësinë edhe të Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në mbështetje të Kushtetutës, nuk krijoi bindjen e plotë për t?i dhënë besimin e tij kandidaturës së Zotit Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm.?Në mbështetje të Kushtetutës, por se ku është mbështetja, këtu nuk thuhet. Në këto kushte, Presidenti i Republikës, nuk mund t'i përgjigjet pozitivisht, propozimit tuaj për emërimin e Zotit Sandër Lleshaj në detyrën e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë. Me respekt Ilir Meta.?

Në asnjë nga 12 kompetencat që Kushtetuta parashikon për Presidentin, Rama thotë se nuk shkruhet mosdekretimi i një ministri.

Category

📺
TV

Recommended