Sander Lleshaj emerohet zv/Ministër i Brendshëm

  • 6 years ago
Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Rama e emëroi Sandër Lleshajn në postin e zv/Ministrit të Brendshëm, por me kompetencat e ministrit.

Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë, pas refuzimit që Presidenti Ilir Meta i bëri propozimit të kryeministrit, për ta ngjitur Lleshajn në karrigen e lënë bosh nga Fatmir Xhafaj pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Pas një fotoje të shkrepur mes Lleshajt e Ramës, që u shpërnda në rrjetin social të kreut të qeverisë, vetë ky i fundit e ka shoqëruar zëvendës ministrin e ri për në Ministrinë e Brendshme, ku i është dorëzuar detyra nga Xhafaj.

Kanë shmangur çdo komunikim me median dhe pas 20 minuta prezantimi, ata që lanë ambientet e Ministrisë së Brendshme ishin Kryeministri dhe ish-Ministri Xhafaj.

Sërish mediat u mbajtën larg, por ajo që u vu re ishte buzëqeshja që i shoqëroi teksa linin ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Tv Klan

Recommended