Vis Martinaj-miqve: “Hajdeni me armë” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kur kanë mbetur edhe 4 ditë që për Ervis Martinaj të përfundojë afati i burgimit i vendosur nga Gjykata e Tiranës, duket se provat e reja të mbërritura dy ditë më parë nga Izraeli, do ta lënë atë sërish në qeli. Prokuroria e Tiranës, do i kërkojë sot gjykatës të vendosë burg pa afat ndaj Martinaj, lidhur me ngjarjen e ndodhur një muaj më parë në një lokal në ish bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, dhe u plagosën Ervis Martianaj dhe Eljon Hato.Pas ngjarjes, telefoni i Ervis Martinajt u dërgua në Izrael, dhe nga përgjigja e mbërritur dy ditë më parë, zbulon komunikimin që ai ka pasur me miqtë e tij para se të ndodhte përplasja me armë. Burimet konfirmuan për Vizion Plus se në telefonin e Martinajt janë gjetur disa biseda, në të cilat ku njëri prej miqve, Martinaj i shkruante ?Hajdeni me armë?.Lidhur me këtë bisedë, organi i akuzës ngre dyshimet se ngjarja ka qenë e paramenduar , ndryshe nga sa Martinaj ka dëshmuar fillimisht. Po ashtu, prokuroria ka nisur hetimet edhe për pastrim parash, me dyshimin se pasuria e Martinajt është e jashtëligjshme.Ditën e sotme, gjykata do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë me provat e reja të mbledhura gjatë një muaji.Përplasja me armë zjarri në lokalin në ish bllok ndodhi mbrëmjen e 4 Tetorit, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë biznesmeni Ervin Mata, komando Meviol Bilo, Fabio Alushi e Aleks Boshnjaku.
Recommended