Data e zgjedhjeve lokale 2019/Meta takim me palët, pret Ballën, Spahon dhe Ramën

  • 6 years ago
TIRANË- Përcaktimi i një date për zgjedhjet e ardhshme lokale ka bërë që Presidenti i Republikës Ilir Meta, të ndërmarrë hapa konkretë. Report Tv ka mësuar se Meta ka kërkuar nisjen e konsultimeve me palët politike për përcaktimin e një date.

Konsultimet kanë nisur me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka qendruar 10 minuta në Presidencë, dhe në dalje ka falenderuar Metën për vijimin e kësaj tradite konsultimi.

Pas Ballës, Meta ka zhvilluar konsultimet edhe me përfaqësuesit e dy partive opozitare PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Luan Rama.

Spaho ka zgjedhur të mos prononcohet për mediat, ndërsa Rama është shprehur se problem nuk ishte përcaktimi i një date por sigurimi i zgjedhjeve të dekriminalizuara.

Recommended